Planifikon, organizon dhe zbaton veprimtari të punës administrative-teknike, të zyrës, sekretarisë dhe punës arkivore. Ndjek rregullativën ligjore dhe zbatimin e tij në fushat përkatëse. Kryen detyra administrative dhe funksione administrative-teknike dhe ndihmëseprofesionale, organizon mbledhje dhe mbajtjen e procesverbaleve, mbajtjen e regjistrit, organizimin e ngjarjeve promovuese dhe udhëtimeve zyrtare, trajton materialin arkivor dhe dokumentar në punën zyrtare dhe arkivore, si dhe trajton çështjet gjyqësore dhe mban evidencë administrative.
Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi mund të punojë, si: Referent për çështje administrative, Arkivist, Administrator teknik, Referent gjyqësor, si dhe në vende tjera pune nga sektori në pajtim me kualifikimin.