Pranon dhe shet produkte në shitore, bën pagesën për produktet e shitura dhe mban evidencën tregtare. Bën shitjen përmes marketingut televiziv dhe E-tregtisë. Identifikon nevojat e konsumatorit, respekton të drejtat e konsumatorit dhe detyrimet e shitësit gjatë shitjes, zbaton rregulloret për siguri dhe mbrojtje gjatë punës dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Me përvetësimin (arritjen) e kualifikimit, nxënësi mund të punojë, si: Shitës-demonstrator, Shitës – përmes marketingut televiziv, Mbikëqyrës në shitore, Shitës me pakicë, Asistent shitës, por edhe në vende tjera pune të shitjes në pajtim me kualifikimin.