Saktë vepron me brumin gjatë mbrujtjes dhe përpunimit, kryen operacione të punës në proceset teknologjike për përpunim të prodhimeve të ndryshme të brumit, trajton, ruan dhe depoziton prodhimet e brumit, trajton dhe i mirëmban mjetet, aparatet dhe pajisjet për procesin e prodhimit. E planifikon punën dhe siguron kushte për kryerjen e të njëjtës. Zbaton standarde me anë të të cilave kontrollohet cilësia dhe korrektësia e sigurisë së brumit dhe prodhimeve të brumit. Komunikon me kolegët dhe mbikëqyrësit.
Me përvetësimin e kualifikimit nxënësi mund të punojë, si: Furrtar për prodhim të bukës, Furrtar për prodhim të brumërave dhe picave, Prodhues i byrekut, brumit sfoliat dhe piteve, Furrtar për prodhim të petave, jufkave dhe kadaifit, por edhe në vende të tjera të punës, në industrinë e brumërave, furra, piceri, byrektore, restorante klasike dhe restorante të specializuara për prodhime
të brumit tradicionale.






