Kryen përgatitjen personale dhe përgatitjen e vendit të punës me zbatim të parimeve dhe standardeve të vendit të punës, vlerëson dhe kontrollon cilësinë e lëndëve të para gjysmëprodhimeve, prodhimeve dhe ambalazhit; menaxhon me makina dhe pajisje me ndihmën e të cilave e udhëheq procesin teknologjik, ndjek, kontrollon dhe kryen operacione të caktuara teknologjike në industrinë ushqimore dhe kryen kontroll të brendshëm, kryen praktik të mirë higjienike dhe prodhuese.
Me përvetësimin e kualifikimit nxënësi do të mund të punojë, si: Përpunues i drithit / Mullixhi, Prodhues i prodhimeve konditore / Konditor, Përpunues i pemëve dhe perimeve, Prodhues i pijeve joalkoolike dhe alkoolike, Prodhues i birrës dhe uthullës, Prodhues i sheqerit, Prodhues i farës së bukës dhe etanolit, Prodhues i kafes, çajit dhe shtojcave të ushqimit, Prodhues i qumështit dhe prodhimeve qumështore, Përpunues i mishit dhe prodhimeve të mishit, Përpunues i bukës dhe brumërave, Operator për analiza mikrobiologjike dhe sanitare, Kontrollor i cilësisë së prodhimeve dhe materialeve, Operator i procesit kimik, trajtues i makinave për ambalazhim, paketim dhe etiketim, poredhe në vende të tjera të punës në industrinë e prodhimit, laboratori dhe në tregtinë me ushqim.






