Kryen operacione të punës në procesin teknologjik për përpunim të qumështit në prodhime qumështore të ndryshme, me korrektësi, sipas standardeve, vepron me qumështin gjatë marrjes (përfitimit) së tij, bën dërgesën dhe pranimin në kapacitete përpunuese dhe me korrektësi, sipas standardeve, trajton, kujdeset dhe depoziton qumështin dhe prodhimet e qumështit. Zbaton standarde me anë të të cilave kontrollohet cilësia dhe korrektësia e sigurisë së qumështit dhe prodhimeve të qumështit. Komunikon me bashkëpunëtorët, klientët dhe mbikëqyrësit.
Me përvetësimin e kualifikimit nxënësi do të mund të punojë, si: Bulmetor në fermë, Prodhues i qumështit, Prodhues i prodhimeve të tharta qumështore, Prodhues i gjalpit, Prodhues i djathit, si dhe në vende tjera pune në industrinë e përpunimit të qumështit, fermat e qumështit ose shitore të specializuara për prodhime të qumështit.






