Kryen përgatitje personale dhe përgatitje të vendit të punës me zbatim të parimeve dhe standardeve të vendit të punës, bën analizë senzorike dhe cilësore të mostrës (ujë, ajër, tokë, lëndë të para dhe gjysmëprodhime, prodhime të gatshme (nga industria ushqimore, inorganike dhe organike), kryen analiza sasiore të lëndëve të para, kryen punë të thjeshta rutinore në terren dhe në procesin e prodhimit, llogaritë dhe përpunon të dhëna të fituara nga hulumtimet e kryera kimike.
Me përvetësimin e kualifikimit nxënësi do të mund të punojë në punë operative në laboratori kimike, si: Kontrollor i depos dhe materieve të rrezikshme, Kontrollor i gazrave të emituara nga burime stacionare, Kontrollor i cilësisë së prodhimeve dhe materialeve, Operator i analizave kimike, Kontrollor i cilësisë së ujit, Operator i procesit- kimik si dhe në vende të tjera pune nga sfera e ndërmarrjeve tregtare të cilat merren me përpunimin dhe prodhimin e prodhimeve ushqimore, barnave, mjetet kimike bujqësore, mjetet kozmetike, letra, lëndë djegëse, detergjente dhe të ngjashme, personat fizik dhe juridik të cilët merren me veprimtari shkencore- kërkimore, laboratorë kimik.






