Kryen përgatitjen personale dhe përgatitjen e vendit të punës me zbatim të
parimeve dhe standardeve për punë, përgatitë materialin e nevojshëm për
analiza konkrete, kryen analiza fiziko-kimike të mostrave të ndryshme (ujë, ajër
dhe tokë), kryen analizë mikrobiologjike të mostrave me prejardhje të ndryshme,
analizon mbeturinat dhe materiet e rrezikshme.
Me përvetësimin e kualifikimit nxënësi do të mund të punojë në laboratori për
mjedisin jetësor, ndërmarrje për menaxhimin me mbeturina, në stacionet e
pastrimit në proceset e prodhimit dhe në terren si Kontrollor i mbeturinave dhe
materieve të rrezikshme, Kontrollor i gazrave të emituara nga burime stacionare,
Operator për analiza mikrobiologjike dhe sanitare, Kontrollor i cilësisë së ujit, por
edhe në vende të tjera të punës të kësaj sfere.