Kryen përgatitje individuale dhe përgatitje të vendit të punës me zbatim të parimeve dhe standardeve të vendit të punës, përzgjedhë mjetin përkatës dhe instrumentet për punë, e ndjek dhe e kontrollon procesin teknologjik të prodhimit të prodhimeve kimike dhe kozmetike, siguron kushte për kryerjen e vazhdueshme të punës, kryen analiza dhe hulumtim të përmbajtjes, vetive dhe ndikimit të lëndëve të para, gjysmëprodhimet dhe prodhimet e gatshme kimike dhe kozmetike, përzgjedh ambalazh përkatës për prodhimet.
Me përvetësimin e kualifikimit nxënësi do të mund të punojë në sferën e prodhimit, kontrollit dhe analizimit të prodhimeve kozmetike, si: Operator në industrinë kozmetike, Operator në industrinë e detergjenteve, Operator në industrinë organike- polimere, Operator në industrinë inorganike, Kontrollor i cilësisë së prodhimeve dhe materialeve, Operator i procesit kimik, Drejtues i makinave për ambalazhim, paketim dhe etiketim, por edhe në vende të tjera të punës në industrinë e prodhimit të prodhimeve kimike dhe kozmetike .






