Kryen përgatitjen personale dhe përgatitjen e vendit të punës me zbatim të parimeve dhe standardeve për punë, përgatitë materialin e nevojshëm për analiza konkrete, kryen analiza fiziko-kimike të mostrave të ndryshme (ujë, ajër dhe tokë), kryen analizë mikrobiologjike të mostrave me prejardhje të ndryshme, analizon mbeturinat dhe materiet e rrezikshme.
Me përvetësimin e kualifikimit nxënësi do të mund të punojë në laboratori për mjedisin jetësor, ndërmarrje për menaxhimin me mbeturina, në stacionet e pastrimit në proceset e prodhimit dhe në terren si Kontrollor i mbeturinave dhe materieve të rrezikshme, Kontrollor i gazrave të emituara nga burime stacionare, Operator për analiza mikrobiologjike dhe sanitare, Kontrollor i cilësisë së ujit, poredhe në vende të tjera të punës të kësaj sfere.






