Kryen përgatitje personale dhe përgatitje të vendit të punës me zbatim të parimeve dhe
standardeve të vendit të punës, bën analizë senzorike dhe cilësore të mostrës (ujë, ajër,
tokë, lëndë të para dhe gjysmëprodhime, prodhime të gatshme (nga industria ushqimore,
inorganike dhe organike), kryen analiza sasiore të lëndëve të para, kryen punë të thjeshta
rutinore në terren dhe në procesin e prodhimit, llogaritë dhe përpunon të dhëna të fituara
nga hulumtimet e kryera kimike.
Me përvetësimin e kualifikimit nxënësi do të mund të punojë në punë operative në
laboratori kimike, si: Kontrollor i depos dhe materieve të rrezikshme, Kontrollor i gazrave
të emituara nga burime stacionare, Kontrollor i cilësisë së prodhimeve dhe materialeve,
Operator i analizave kimike, Kontrollor i cilësisë së ujit, Operator i procesit- kimik si dhe
në vende të tjera pune nga sfera e ndërmarrjeve tregtare të cilat merren me përpunimin
dhe prodhimin e prodhimeve ushqimore, barnave, mjetet kimike bujqësore, mjetet
kozmetike, letra, lëndë djegëse, detergjente dhe të ngjashme, personat fizik dhe juridik
të cilët merren me veprimtari shkencore- kërkimore, laboratorë kimik.