I aftësuar për ndërtimin e objekteve të sigurta, funksionale dhe të qëndrueshme në pajtim me dokumentacionin projektues përkatës, që do të plotësojnë nevojat e tanishme dhe të ardhshme të klientëve, harton dokumentacion teknik në bazë të dokumentacionit projektues, mbledhë ofertat paramasë-parallogari nga dokumentacioni projektues, planifikon dhe përgatitë dokumentacionin teknik për kryerjen e punëve ndërtimore dhe planifikon resurse për kryerjen e punëve ndërtimore (mekanizmat ndërtimorë, puna e dorës dhe specifikimi i punëve ndërtimore). Bën mbikëqyrje mbi ndërtimin e përbashkët të punëve ndërtimore dhe bën kontrollin mbi materialet e përdorura dhe ndërtimin kualitativ në pajtim me dokumentacionin projektues.
Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi do të mund të punojë, si: Bashkëpunëtor për dokumentacionin teknik të punëve ndërtimore dhe Operator për kryerjen dhe kontrollin e punëve ndërtimore.