Kryen operacione për planifikimin dhe prodhimtarinë, përgatitjen e tokës për mbjellje dhe rimbjellje të kulturave perimore dhe lulëtare, kultivimin dhe përkujdesjen e fidanëve dhe rasatit, mbjelljen direkte, rimbjelljen dhe përkujdesjen e kulturave, respektivisht rasatit me kultura perimore dhe lulëtare. Në prodhimtarinë kopshtare dhe prodhimin e luleve, ai bën mbrojtjen e fidanëve, kulturave dhe plantacioneve, shfrytëzimi racional i materialit dhe kohës gjatë kultivimit të kulturave perimore dhe luleve, vjeljen, transportin, kalibrimin, radhitjen dhe magazinimin e prodhimeve perimore dhe luleve dhe mbrojtjen e shëndetit dhe mjedisit jetësor.
Me përvetësimin (arritjen) e kualifikimit, nxënësi mund të punojë, si: Prodhues i luleve (Lulëtar) dhe Prodhues i kulturave kopshtare (Kopshtar)





