Agroteknik për prodhim tradicional dhe organik planifikon, organizon dhe koordinon punën në prodhimin bimor dhe blegtoral, si dhe zbaton procedura bazë për përpunimin e produkteve primare. Gjatë realizimit të operacioneve të punës në prodhimin bujqësor përdor mekanizim, pajisje dhe vegla të përshtatshme dhe siguron kushte të duhura në prodhimin bujqësor. Zbaton teknologji të përshtatshme dhe relevante në fushën e prodhimit të kulturave fushore, hortikulturës, pemëtarisë, vreshtarisë dhe blegtorisë. Zbaton procedura të përpunimit bazë, përpunimit të mëtejshëm, paketimit dhe ruajtjes së produkteve me origjinë bimore dhe shtazore në mënyrë ekologjikisht të qëndrueshme. Merr pjesë në furnizim, plasimin e produkteve dhe aktivitetet e marketingut. Zbaton standarde dhe norma të prodhimit tradicional, organik, konvencional dhe integral, si dhe realizon procedura dhe masa për mbrojtjen e mjedisit, sigurinë dhe shëndetin në punë, si dhe masa për mbrojtjen në vendin e punës, duke respektuar standardet e cilësisë në punën e tij. Kjo kualifikim bazohet në një standard të miratuar rajonal për profesionin, i zhvilluar në bashkëpunim me agjencitë rajonale për APT.
Me fitimin e kualifikimit, nxënësi do të mund të punojë si operator për prodhim bujqësor bimor, operator për prodhim blegtoral, operator për mekanizim bujqësor, agroteknik për prodhim tradicional dhe organik, por edhe në profesione të tjera, në përputhje me kualifikimin e fituar.