Planifikon dhe organizon veprimtari, në mënyrë të pavarur ose nën mbikëqyrje dhe me urdhër të MMV (Mjek i Mjekësisë Veterinare). Ndihmon në ekzaminimin, diagnostikimin dhe kurimin e kafshëve. Merr pjesë në testet laboratorike dhe kontrollin e ushqimit me origjinë shtazore. Përgatitë dhe ushqen kafshët shtëpiake, zbaton masa parandaluese, zooteknike dhe zoohigjienike për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve. Mban shënime veterinare, kryen mbarësim artificial, shënon kafshë dhe punë të tjera teknike që lidhen me shëndetin e kafshëve, në përputhje me rregulloret ligjore për luftën kundër sëmundjeve infektive të kafshëve që rrezikojnë të gjithë vendin, si dhe shëndetin e kafshëve dhe njerëzve.
Me përvetësimin (arritjen) e kualifikimit, nxënësi mund të punojë, si: Operator në medicinën veterinare, Operator për prodhimtari blegtorale, por edhe në profesione tjera në pajtim me kualifikimin e arritur.





