Njeh dëmtuesit dhe sëmundjet e kulturave; zbaton masat e mbrojtjes së bimëve; harton plan për mbrojtjen e kulturave individuale; përgatitë produkte për mbrojtjen e bimëve; jep këshilla për mbrojtjen e bimëve dhe aplikimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve; bën punë në barnatore bujqësore për shitjen e preparateve për mbrojtjen e bimëve, si dhe bën parashikimin e paraqitjes së sëmundjeve dhe dëmtuesve të caktuar.
Me përvetësimin (arritjen) e kualifikimit, nxënësi mund të punojë, si: Operator për mbrojtjen e bimëve, Operator për prodhimtarinë bimore bujqësore, por edhe në profesione tjera në pajtim me kualifikimin e arritur.