Kontrollon operacione për përdorimin e teknikave themelore gjatë punës në lavërtari, kopshtari, lulëtari, prodhimtari vreshtaro-pemtare, në mënyrë të rregullt përgatitë makinat bujqësore dhe materiale për prodhimtari bimore, aplikon sistemet për punimin e sipërfaqes për prodhimin e kulturave bujqësore, mënyrat dhe teknikat e mbjelljes, rimbjelljes dhe mbjelljes me rasat, masat për përkujdesje të kulturave bujqësore.
Aplikon principet e prodhimtarisë bujqësore organike dhe mundësitë për kalimin nga prodhimtaria konvencionale në prodhimtarinë bujqësore organike. Realizon teknologji të caktuara për punë, kontroll të kushteve zoohigjienike dhe mikroklimatike të objekteve për ruajtjen e kafshëve.
Kontrollon masa përkatëse për ushqimet e të gjitha llojeve dhe kategorive të kafshëve, laktacioni, rritjen dhe mbajtjen, kushtet për magazinim të sigurt dhe ruajtjen e prodhimeve nga prodhimtaria blegtorale.
Merr pjesë në përpunimin e planit për punë, marrjen e mostrave për analiza nga prodhimet blegtorale dhe ushqimin e kafshëve. Udhëheq regjistër evidentues të kafshëve, për mbarësimin e kafshëve dhe aplikimin e principeve të prodhimtarisë blegtorale organike. Kontrollon operacionet për përdorimin e teknikave elementare gjatë punës me mekanizim bujqësor.
Me përvetësimin (arritjen) e kualifikimit, nxënësi mund të punojë, si: Operator për prodhimtari bimore bujqësore, Operator për prodhimtari blegtorale, Operator për mekanizim bujqësor, por edhe në profesione tjera në pajtim me kualifikimin e arritur.