Ky kualifikim mundëson fitimin e njohurive, shkathtësive dhe kompetencave të nevojshme për kryerjen e detyrave të punës në fushën e zhvillimit të videolojërave dhe përmbajtjeve digjitale interaktive për XR. Me kualifikimin teknik kompjuterik për videolojëra dhe virtuale realitet, nxënësi përgatitet për punë të pavarur dhe në ekip në industrinë kreative dhe teknologjike, përmes: dizajn dhe modelim të grafikës, programim dhe skriptim, zhvillim të lojërave multiplatformë, integrim të multimedias, punë me të dhëna dhe rrjete, testim dhe optimizim, të drejtat autoriale dhe etikë digjitale, extended reality (XR), aftësi TIK dhe teknike, aftësi ekonomike dhe biznesore. Nxënësi me fitimin e kësaj kualifikimi do të mund të punojë si: teknik për videolojëra dhe realitet virtual, teknik për sisteme kompjuterike dhe rrjete, teknik uebi, operator i bazave të të dhënave dhe do të jetë i përgatitur për punë në kompani të sektorit TIK, studio për zhvillim lojërash, studio dizajni, agjenci multimediale dhe marketingu, XR/VR/AR laboratorë, qendra animacioni, si dhe të fillojë biznesin e tij privat në fushën e industrive kreative.
Ky kualifikim mundëson zhvillimin e mendimit kritik, kreativitetit, saktësisë teknike dhe punës në ekip, të cilat janë thelbësore për integrimin e suksesshëm në industrinë moderne digjitale dhe për zhvillimin e biznesit personal në këtë fushë.