Monton, instalon, mirëmban, servison dhe menaxhon sistemet automatike dhe të
kontrollit, audio dhe video pajisjet, pajisjet telekomunikuese dhe rrjetet e telefonisë
mobile. Ndjek dhe optimizon punën, zgjidhë probleme, kontrollon kualitete dhe
aplikon masa mbrojtëse dhe të sigurisë gjatë punës dhe respekton mbrojtjen e
mjedisit të jetësor
Duke përvetësuar kualifikimin Elektroteknik për elektronikë dhe
telekomunikacion, nxënësi do të mund të punojë në mjedise pune siç janë: Operator
i telefonisë mobile, Operator i telekomunikacionit, në shtëpi dhe stacione radio
televizive, mediume, institucione për shërbime publike, kompani për komunikacion
dhe transport, kompani për prodhim, transmetim dhe distribuim të të dhënave
elektronike, institucione shëndetësore dhe sociale, institucione arsimore dhe
shkencore, institucione të turizmit dhe hotelerisë, kompani për bujqësi dhe kopshtari,
industrinë e filmit, etj., gjithashtu, mund të zhvillon dhe biznes personal. Njëherë, do të mund të realizon detyra pune, si: Teknik për elementet, aparate dhe pajisje
elektronike, Elektroteknik për sisteme automatike dhe të kontrollit; Elektroteknik për
pajisjet radio televizive; Elektroteknik për pajisjet dhe rrjetet e telekomunikacionit;
Elektroteknik për telefoninë mobile; Incizues i figurës dhe Montues i figurës dhe
tonit, si edhe në vende tjera pune që janë në përputhshmëri me aferën e kualifikimit.