Zbulon defekte dhe bënë intervenime nga natyra elektrike dhe joelektrike të instalimeve elektrike dhe ndriçime, kontrollon dhe analizon parametra dhe të dhëna të fituara nga instrumentet matëse për shkak të menaxhimit dhe rregullimit në elektroenergjetikë, menaxhon, kontrollon dhe mirëmban centralet elektrike, impiantet elektroenergjetike dhe repartet elektromotore, realizon operacione të rrjetave elektroenergjetike të tensioneve të ulëta dhe të tensioneve të larta. Servison, mirëmban dhe ndreq aparatet shtëpiake dhe pajisjeve.
Duke përvetësuar kualifikimin “Elektroteknik – energjetik”, nxënësi do të mund të punojë në mjedise pune të ndryshme, siç janë: prodhimtari, transmetim dhe distribuim të energjisë
elektrike, ndriçim të sipërfaqeve të hapura dhe të mbyllura, reparte industriale, objekte banesore, institucione për shërbime publike, servis për aparatet shtëpiake, mediume, institucione për turizëm, hoteleri, arsim, shkencë, shëndetësi, bujqësi e të tjera, si edhe të zhvillon biznes personal. Gjithashtu, do të mund të bëjë detyra pune si: Elektroteknik për instalime elektrike dhe ndriçim, Elektroteknik për komunikim, matje dhe menaxhim në elektroenergjetikë; Elektroteknik për prodhim, transmetim dhe distribuim të energjisë elektrike; Operator të makinave elektrike dhe reparteve elektromotore dhe Operator i pajisjeve dhe aparateve për amvisëri dhe reparte, si edhe vende pune të tjera në përputhje me kualifikimin.











