Diagnostifikon arsyen për dukuritë e defektit te pajisjet elektronike, telekomunikuese dhe aparateve. Instalon pajisje telekomunikuese dhe konstituon (llogaritë dhe përpunon) qarqe të pajisjeve elektronike. Njehë pajisje dhe sisteme elektronike dhe e njehë materialin, sistemin, materialin dhe elementet që shfrytëzohen gjatë përpunimit të pajisjeve dhe sistemeve elektronike. Shfrytëzon vegla dhe pajisje matëse që praktikisht zbatohen në elektroteknikë. Zbaton dhe mirëmban teknikat video dhe audio. Teston karakteristikat e pajisjeve dhe elementeve elektronike.
Me përvetësimin (arritjen) e kualifikimit, nxënësi do të mund të punojë, si: Elektromekanik për mjetet dhe pajisjet elektronike; Elektromekanik për pajisjet e telekomunikacionit dhe mjetet e telekomunikacionit; Elektroinstalues dhe montues për pajisjet e telekomunikacionit dhe materialeve të telekomunikacionit dhe Elektromekanik për audio dhe video teknikën, si dhe në vende tjera pune në suaza të sferës së kualifikimit.