Realizon, servison dhe mirëmban instalime elektrike deri në 1kV në objektet dhe reparte. Monton, lidhë dhe demonton pajisje kyçëse, siguresa të instalimeve ndërprerës, njehsor, tabela shpërndarëse dhe pajisje tjera në instalime elektrike deri në 1kV. Monton, lidhë dhe demonton burime elektrike të dritave dhe ndriçimeve në
përputhshmëri me kërkesat dhe nevojat e hapësirës për ndriçim. Bënë matje dhe kontroll të madhësive elektrike me instrumente matëse. Posedon aftësi praktike për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit elektrik me linja (kabllo) elektro-energjetike mbi tokësore dhe nëntokësore. Realizon instalime elektrike për punë dhe menaxhimi me
makina elektrike dhe reparte elektromotorë dhe realizon, servison dhe mirëmban objekte elektroenergjetike (impiante dhe linja). Zbaton dhe realizon manipulime me pajisje çmontuese në objektet elektroenergjetike. Propozon masa për përmirësimin e efikasitetit energjetik në objekte gjatë situatave të ndryshme dhe ndërmerr aktivitete dhe veprime me të cilat e zvogëlon harxhimin e energjisë elektrike.
Me përvetësimin (arritjen) e kualifikimit, nxënësi do të mund të punojë, si: Elektricist për instalim dhe mirëmbajtje; Elektromontues i objekteve elektroenergjetike (impianteve dhe linjave); Elektroinstalues i instalimeve të rrymave të mëdha deri në 1 kV dhe Elektroinstalues dhe montues i pajisjeve me efikasitet energjetikë, si dhe vende tjera pune në suaza të sferës së kualifikimit.