Përpunon komplet instalime elektrike, mirëmban elemente elektrike dhe elektronike të automjeteve. Bënë auto-diagnostifikimin, i lexon gabimet dhe i eliminon defektet, e pastaj i fshinë. Kontrollon rreguellshmërinë e sensorëve
dhe të njëjtat i rregullon. Gjithashtu, është i aftë që të diagnostifikon dhe rregullon (ndreqë) sistemin për startim, ndezje, injektim, tejnxehje, sistem për sigurinë e automjeteve, ABS, ASR. . . I sqaron bllok-diagramet dhe diagramet
funksionale të sistemit CAN dhe aplikon diagnostifikimin në ta. Teston sistemet OBD te automjetet.
Me përvetësimin (arritjen) e kualifikimit, nxënësi do të mund të punojë, si: Autoelektrik ose Autoelektronik, si dhe në vende tjera pune nga sfera e kualifikimit.