Realizon dhe mirëmban instalime elektrike të objekteve industriale dhe banesore. Realizon
matje në instalime elektrike. Realizon punë për funksionimin tokëzimit dhe mbrojtjen e
tokëzimit dhe rrufepritësit. Lidhë shtëpiza shpërndarëse, shtëpiza shpërndarëse matëse
dhe tabela shpërndarëse me kabllo dhe përçues përkatës. Monton elemente nga linja dhe
rrjete mbitokësore dhe nëntokësore. Vendos, vazhdon dhe lidhë kabllo energjetike. Bënë
matje dhe kontroll të madhësive elektrike me instrumente matëse të ndryshme. Monton dhe
çmonton elemente në transformatorë energjetikë (ETP) të tipeve të ndryshme të stacioneve
të transformatorëve (TC) CH/HH dhe bënë verifikimin dhe inspektimin e tyre. Realizon
instalime elektrike për punë dhe menaxhim me makina elektrike dhe reparte elektromotorë
dhe realizon, servison dhe mirëmban objekte elektroenergjetike të tensionit të ulët dhe
tensionit të lartë (impiante dhe linjave). Zbaton dhe manipulon me pajisje montuese në
objekte elektroenergjetike. Propozon masa për përmirësimin e efikasitetit energjetik në
objekte dhe në situata të ndryshme, si dhe i zvogëlon harxhimet të energjisë me veprime dhe
aktivitete të ndryshme
Me përvetësimin (arritjen) e kualifikimit, nxënësi do të mund të punojë,
si: Elektromontues i rrjetave elektroenergjetike, Elektricist për instalime dhe mirëmbajtje,
Elektromontues i objekteve elektroenergjetike (impianteve dhe linjave); Elektroinstalues i
instalimeve të rrymave të larta 1kV dhe elektroinstalues dhe montues të pajisjeve me efikasitet
energjetik, si edhe në vende tjera pune në përputhshmëri me sferën e kualifikimit.