Planifikon, organizon dhe kontrollon operacionet për të aplikuar teknikat themelore gjatë punës në fermë. Përgatitë planin e prodhimit, përcakton madhësinë dhe strukturën e oborrit komercial dhe të sipërfaqes së prodhimit, makineritë e nevojshme, pajisjet dhe mjetet, zbaton masa agroteknike dhe zooteknike në fermë dhe furnizohet me lëndë të para dhe mjete për punë. Planifikon, organizon dhe kontrollon operacionet për shitjen e produkteve bujqësore, për prodhimin e produkteve bujqësore dhe përpunimit të tyre. Harton plan për plasmanin e produkteve bujqësore dhe prodhimeve të ngjashme, formon çmimin e shitjes, zgjedh ambalazhin e duhur. Harton plan për promovimin dhe avancimin e shitjes. Zbaton parimet e praktikës së mirë bujqësore, standardet HACCP dhe prodhimin bujqësor-organik.
Me përvetësimin (arritjen) e kualifikimit, nxënësi mund të punojë, si: Operator për menaxhimin e fermës, Operator për marketing të prodhimeve bujqësore dhe shërbimeve, Operator për prodhimtari bimore, Operator për prodhimtari blegtorale, Operator për mekanizim bujqësor, por edhe në profesione tjera në pajtim me kualifikimin e arritur.





