Kualifikimi teknik për mekatronikë industriale mundëson përvetësimin e njohurive, shkathtësive dhe kompetencave për: përdorimin e dokumentacionit teknik-teknologjik, kryerjen e pavarur të ndërhyrjeve të natyrës mekanike, elektroteknike dhe informatike në sistemet mekatronike, siç janë montimi, instalimi, programimi, mirëmbajtja, servisimi dhe përdorimi i sistemeve automatike dhe kontrolluese në proceset prodhuese. Me këtë kualifikim fitohen kompetenca për planifikim, organizim, monitorim dhe optimizim të punës, zgjidhje problemesh, kontroll të cilësisë, si dhe respektim të rregullave, procedurave dhe ligjeve përkatëse, veçanërisht në fushën e sigurisë në punë dhe mbrojtjes së mjedisit.
Nxënësi, me përvetësimin e këtij kualifikimi, do të mund të punojë si: teknik elektroteknik për sisteme automatike dhe kontrolluese, teknik për automatizim të proceseve, teknik për robotikë dhe sisteme inteligjente, elektroteknik për komunikime, matje dhe kontroll në elektroenergjetikë, operator i makinave elektrike dhe lëvizjeve elektromotorike, operator i sistemeve të kontrolluara me kompjuter, operator i teknologjisë së përpunimit të metaleve me deformim dhe prerje, elektroteknik për instalim dhe mirëmbajtje në mjedise të ndryshme pune si: impiante industriale të automatizuara për prodhim, servise dhe mirëmbajtje të pajisjeve, aparateve dhe pajisjeve të ndryshme, institucione për shërbime publike, kompani të transportit dhe komunikacionit, institucione arsimore dhe shkencore, institucione të turizmit dhe hotelerisë, kompani të bujqësisë dhe hortikulturës, industri filmike dhe të tjera, si dhe mund të zhvillojë biznesin e tij privat, por edhe të vazhdojë arsimin në institucione të arsimit të lartë ose të ndjekë kualifikime të mëtejshme profesionale.