Ky kualifikim mundëson përvetësimin e njohurive, shkathtësive dhe kompetencave për kryerjen e aktiviteteve të lidhura me prodhimin multimedial dhe komunikimin digjital. Me këtë kualifikim, nxënësi përgatitet të punojë në fusha që përfshijnë teknologjitë audio-vizuale, dizajnin e uebit dhe programimin në internet, komunikimet vizuale dhe sistemet e informacionit. Detyrat e punës përfshijnë: montimin, instalimin, përdorimin, mirëmbajtjen dhe servisimin e pajisjeve elektronike dhe pajisjeve periferike; dizajnimin dhe zhvillimin e animacioneve digjitale, regjistrimeve audio dhe video, grafikës interaktive dhe prezantimeve ueb; integrimin e përmbajtjeve dhe materialeve multimediale; bashkëpunimin me profesionistë nga fusha të ngjashme dhe zbatimin e masave për siguri dhe mbrojtje të mjedisit.
Nxënësi, me përvetësimin e këtij kualifikimi, do të mund të punojë si: krijues i aplikacioneve vizuale, teknik elektronik për kompjuterë, teknik uebi, operator i regjistrimit të imazhit, montues i figurës dhe zërit, si dhe të fillojë biznesin e tij privat në fushën e industrive kreative.