Bënë intervenime të natyrës elektroteknike të IT pajisjeve dhe proceseve të automatizuara; programon sisteme kompjuterike dhe procese të automatizuara duke aplikuar gjuhët
programore; punon në mënyrë të pavarur me bazë të të dhënave; instalon, mirëmban dhen servison kompjuter, rrjete kompjuterike dhe pajisje kompjuterike periferike; punon me sisteme
inteligjente dhe robot; realizon intervenime gjatë ekzekutimit vizual dhe programor të uebfaqeve dhe zbaton standarde gjatë punës me teknologji kompjuterike, etj.
Me përvetësimin (arritjen) e kualifikimit, nxënësi do të mund të punojë në mjedise të ndryshme punuese, siç janë: industria e IT, rrjetave kompjuterike, sisteme inteligjente dhe robotike, ueb-dizajn, prodhim, transmetim dhe distribuim të energjisë elektrike, ndriçim të sipërfaqeve të mbyllura dhe të hapura, reparte industriale të kompjuterizuara, objekte banesore, institucione për shërbime publike, mediume, institucione për turizëm, hoteleri, arsim, shkencë, shëndetësi, bujqësi, vende pune të tjera, si dhe të zhvillon biznes të vetin. Gjithashtu, mund të kryejë detyra pune, si: Teknik për robotikë dhe sisteme inteligjente; Operator i bazës së të dhënave; Teknik i automatikës procesuese; Teknik i elektronikës për kompjuter; Teknik i sistemeve kompjuterike dhe rrjeteve; Teknik i uebit dhe Teknik i teknologjisë së informatikës dhe komunikimit (TIK) për mbështetje të shfrytëzueseve, si dhe në vende pune të tjera në përputhshmëri me sferën e kualifikimit.
–











