Monton dhe instalon pjesë, tërësi dhe sisteme sipas dokumentacionit të dhënë
teknik ose sipas instruksioneve punuese, mënjanon parregullsi në procesin
e punës në kuadër të kompetencave të tij të dhëna, gjatë kësaj siguron dhe
kontrollon kualitetin e punës së kryer sipas kritereve të dhëna, aplikon normativin
dhe standardet e punës. Lexon dhe shfrytëzon dokumentacionet teknike –
urdhëresat e punës dhe vizatimet teknike. Aplikon rregullat për siguri dhe shëndet
gjatë punës dhe masat për mbrojtje të mjedisit jetësorë.
Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi mund të punojë, si: Montues i motorit dhe
automjeteve motorike dhe Mekanik dhe montues i motorëve dhe automjeteve
motorike në industrinë e automjeteve motorike dhe pjesëve të automjeteve
motorike, servisimim për mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve motorike,
auto-salone, shitore për pjesë rezervë, ndërmarrje me park vozitës, ndërmarrje
që realizojnë transport publik të udhëtarëve dhe mallrave, dhe mund të udhëheq
edhe biznesin e vetë individual.