Përgatitë dokumentacionet teknike dhe teknologjike për përpunimin e metaleve me gdhendje dhe deformim plastik. Operon me veglat makinerike. Përpunon konstruksione metalike. Përpunon dhe mirëmban veglat dhe realizon punë me saldim. Shfrytëzon veglat, makinat dhe pajisjet për përpunimin e prodhimeve nga masat plastike. Operon dhe programon makina CNC. Planifikon, organizon, përcjellë dhe optimalizon punët, zgjidhë probleme, kontrollon kualitetin e veglave, pajisjeve, materialet dhe prodhimet, në përputhje me dokumentacionin projektues.
Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi do të mund të punojë, si: Operator i teknologjisë së përpunimit së metaleve me deformim dhe gdhendje (prerje); Operator i teknologjisë për përpunimin e konstruksioneve metalike, Vegëltar; Operator i teknologjisë për saldim; Operator i makinave dhe pajisjeve për përpunimin e prodhimeve nga masat plastike; Operator në makinat CNC; Krijues i programeve CNC dhe Bashkëpunëtor për dokumentacione teknologjike në makineri në ndërmarrje që merren me punime makinerike me shfrytëzimin e makinave CNC dhe klasike me gdhendje dhe deformim plastik. Mund të punojë në ndërmarrje për përpunimin dhe montimin e konstruksioneve me dhe pa saldim, përpunon dhe mirëmban veglat, makinat dhe pajisjet, në industrinë përpunuese, industrinë automobilistike dhe çdo kund ku ka makina dhe stabilimente dhe nevojë për prodhimin e tyre dhe mirëmbajtje.
















