Mirëmban dhe riparon automjetet e lehta motorike, detajisht dhe drejtë i demonton dhe monton motorët dhe pjesët përbërëse të motorit me djegie të brendshme, e kontrollon punën, mirëmban dhe i largon parregullsitë e pjesëve të
lëvizshme dhe të palëvizshme të motorit, mangësitë e mekanizmit të sistemit të motorit, mirëmban, servison dhe riparon pajisjet elektrike, sistemin për furnizim, lyerje dhe ftohje.
Mirëmban, servison, riparon parregullsitë dhe ndërron akumulatorin (baterinë), alternatorin, starterin dhe pajisjet tjera elektrike të automjetit dhe në transmetuesin e mekanizmit, ndërron pneumatikët dhe balancon rrotat,
mirëmban dhe ndërron pjesët e sistemit për siguri në automjet (AMS, TCS jastëkët me ajër). Kontrollon dhe mirëmban sistemin për frenim, drejtim dhe mbështetje.
Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi mund të punojë, si: Automekanik në industrinë automobilistike ose mund të fillojë biznes personal.