Udhëheqë me prodhime funksionale, sigurta dhe të qëndrueshme, procese dhe sisteme (PPS)
për të plotësuar nevojat e klientëve. Planifikon si i pavarur ose nën mbikëqyrje, përgatitë dhe
organizon punën, përpunimin e dokumentacionin teknologjik dhe përpunimin e dokumentacionit
administrativo organizativ. Operon, mirëmban dhe udhëheqë me stabilimentet energjetike,
makinat dhe pajisjet, paraqitjen dhe servisimin e sistemit për ngrohje dhe klimatizim.
Realizon kontrollin e kualitetit dhe kuantitetit të punëve të realizuara dhe përcjellë, kontrollon
dhe rregullon parametrat e procesit në stabilimenteve termoenergjetike dhe termoteknike.
Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi do të mund të punojë, si: Mekanik i stabilimenteve
energjetike; Operator i teknologjisë prodhuese dhe mirëmbajtjen e makinave dhe stabilimenteve
makinerike; Operatorë për stabilimentet e prodhimit të energjisë; Instalues për ngrohje,
klimatizim dhe ventilim me shkathtësi për efikasitet energjetik të objekteve dhe Bashkëpunëtorë
për dokumentacion teknik në makineri në kompani që merren me prodhimtari, distribuim dhe
furnizim me energji të nxehtësisë, elektrike dhe gaz natyral; në objektet me kaldaja personale
(industrinë e proceseve, kaldaje për sistemin e ngrohjes etj.), në kompani që merren me projektimin
dhe paraqitjen e sistemit për ngrohje dhe klimatizim, si dhe të udhëheq biznes personal.